Milan-Chelsea, po na pret një pazar i madh në janar!
Milani dhe Chelsea kanë shumë çka për të biseduar në janar. Është skuadra italiane ajo që po kërkon përforcime nga skuadra angleze. Tiemoue Bakayoko mund të jetë emri i parë që do të flitet në tavolinë për të.
Milan mund të kërkojë ndërprerjen e huazimit të tij pasi që drejtuesit e skuadrës nuk janë të kënaqur aspak me performancën e mesfushorit.
Temë e bisedimeve priten të jenë dy emra të tjerë, Fabregas e Christensen.
Maldini e Leonardo e kanë gati listën e përforcimeve dhe pikërisht këta dy emra janë në krye të listës. Gatusso po e kërkon një mesfushor me përvojë, e që dëshira quhet Fabregas.
Poashtu, Christensen është i pëlqyeri i kampit milanist, ndërsa mbrojtësi nuk po ka fare vend te Chelsea./Indeksonline/