13:40 / E Martë, 21 Shtator 2021 / OSH

Milan dëshiron Carvalho

Skuadra e Milan është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Real Betis, William Carvalho, transmeton Indeksonline.

Rossonerët e shohin portugezin si target për ta transferuar, pasi që ai do të ishte zëvendësim i mesfushorit Kessie, i cili pritet të largohet si agjent i lirë.

Betis mund ta lë të lirë portugezin në formë huazimi me të drejtë blerjë, kështu që Milan mund të fillojë bisedimet qysh në afatin e janarit.