09:07 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Milan dëshiron të rinovojë kontratën me Maignan, francezi kërkon rritje page

Mike Maignan është një nga futbollistët kryesor të Milanit në vitet e fundit.

Portieri francez erdhi për ta zëvendësuar Gianuligi Donnarumman, dhe me paraqitjet e tij të mira fitoi zemrat e tifozëve kuqezi, shkruan IndeksOnline.

Drejtuesit e klubit nga qyteti i modës, tani kanë filluar negociatat për vazhdimin e kontratës.

Por sipas raportimeve nga mediat italiane, Maignan kërkon rritje page dhe të paguhet aq sa Rafael Leao.

Francezi ka një pagë prej 2.8 milionë euro në sezon, e cila nuk ka ndryshuar që nga viti 2021 kur nëshkroi për shtatë herë kampionin evropian.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, portierit pritet t’i ofrohet dyfishi i pagës së tij aktuale në kontratën e re, duke treguar kështu rëndësinë e tij për Milanin, duke u paguar kështu afër sa edhe Leao, i cili mund të fitojë mbi 7 milionë euro neto në sezon – përfshirë pagën dhe bouset e tij.

Bisedimet do të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme dhe të dyja palët janë të prirura për të arritur një marrëveshje përpara afatit kalimtar të verës. Kësisoj, mbetet të shihet nëse “Rossonerët” do të plotësojnë kërkesat e reprezentuesit të Francës.

Kujtojmë që Maignan sa është pjesë e Milanit, pos pritjeve të shumta ka dhuruar edhe tre asiste për bashkëlojtarët e tij./IndeksOnline/