Milan dëshiron të transferojë ish-lojtarin e Interit
Krahu i majtë i Milanos këtë sezon ka qenë njëra nga dobësitë e ekipit.
Për ta rregulluar këtë problem, Milano dëshiron të transferojë ish-lojtarin e Interit, Cristiano Biraghi, transmeton Indeksonline.

Biraghi për momentin luan për ekipin italian, Fiorentina. Në rast që Milan vendos të transferojë mbrojtësin atëherë do të largohen, Diego Laxalt dhe Ivan Strinic.
Rosonerët pritet të bëjnë një merkato të madhe gjatë verës në rast që kualifikohen në “Ligën e Kampionëve”./Indeksonline/