75 Mall Live Search
23:39 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Milan dhe Atalanta ndahen në paqe

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Milanit dhe Atalantës.

Ndeshja e zhvilluar në San Siro, përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, shkruan IndeksOnline.

Të parët kaluan në epërsi skuadra rosonere me një supergol nga Hakan Calhanoglu, ndërsa rezultatin e barazoi Duvan Zapata.

Me këtë barazim Milan ka 60 pikë tanimë, ndërsa Atalanta 75 pikë, pesë pikë më pak se lideri, Juventusi./IndeksOnline/