Milan dhe BMW bëhen bashkë për shumë vite

Klubi italian Ac Milani dhe gjiganti gjerman i veturave “BMW” kanë nënshkruar marrëveshje shumëvjeçare bashkëpunimi.
Rosonerët njoftojnë se partneritetin e ri me kompaninë me seli në Shtutgart.
Si një Partner Premium i AC Milani, “BMW”-ja, do të integrohet plotësisht në biznesin e AC Milani, duke siguruar shfaqjen e produkteve, ekspozimin ndaj aseteve digjitale dhe fizike të klubeve, si edhe mundësi për të zhvilluar përmbajtje tërheqëse të markës.

Partneriteti i ri gjithashtu do t’i sigurojë AC Milanit aksese në teknologjinë e BMW-së dhe zgjidhje të reja të lëvizjes, të cilat gjithashtu do të vihen në dispozicion të lojtarëve dhe stafit të ekipit të parë të burrave.
