75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / C E

Milan dhe Juventus në garë për “Ibrën e ri”

Talenti i Vicinzës, Tomazo Mancini ka fituar vëmendjen e mediave italiane me paraqitjet e tij me skuadrën pavarësisht moshës së re.

 Klubet e mëdhaja janë vënë në ndjekje të 17-vjeçarit me Milanin dhe Juventusit që janë në krye të radhës për të marrë shërbimet e tij.

Ai konsiderohet si “Ibra i ri” për shkak të shpirtit luftarak që shfaq në zonë si dhe sensit të lindur të shënimit të golave që e karakterizon lojën e tij, gjë që  i siguroi edhe grumbullimin në ekipin e parë të Vicienzës.

Juventusi dhe Milani e kanë shfaqur hapur interesin për të, ku ideja e dy klubeve italiane do të ishte që ta siguronin kartonin e tij dhe më pas ta linin të huazuar te Vicienza ku të formohej ende si lojtar.

Zgjedhja e klubit të radhës do të jetë po në dorën e Mancinit, i cili do të vlerësojë ofertat nga dy gjigantët e Serisë A për të dhënë më pas përgjigjen përfundimtare lidhur me aventurën e tij të radhës.