75 Mall Live Search
13:47 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Milan dhe Juventus të interesuar për mesfushorin e Atletico Madrid

Dy ekipet Italine siç duket po kërkojnë të përforcohen në janar.

Milan dhe Juventus, të dyja janë të interesuar për shërbimet e lojtarit të Atleticos, Rodrigo de Paul.

Deri më tani këtë sezon, de Paul ka nisur vetëm katër nga 12 ndeshjet e Atleticos këtë sezon.

Si i tillë, Milan dhe Juventus po monitorojnë situatën e tij nëse ai do të jetë i disponueshëm në merkaton e dimrit.

Të dyja skuadrat e Serisë A ishin të etur për de Paul kur ai ishte në Udinese dhe besojnë se mund të përdorin më mirë talentet e tij, sipas Mundo Deportivo.

Duket se ka pak shanse që secili të ofrojë mbi 30 milionë euro për de Paul. Duke pasur parasysh se Los Colchoneros shpenzoi 35 milionë euro për de Paul dy vera më parë, ata mund të mos jenë të gatshëm të heqin dorë nga investimi i tyre kaq shpejt, përveç nëse çmimi është i duhuri./IndeksOnline/