Milan dhe Napoli ndajnë pikët, Juventus dhe Roma “fërkojnë” duart
Milan dhe Napoli kanë ndarë pikët në “San Siro” duke i mbajtur rrjetat të prapekura nga të dyja anët.
Ky rezultat sigurisht favorizon Juventusin kryesues (mund ta thellojë diferencën me Napolin ndjekës nëse fiton me Lazion), apo Romën e Lazion, respektivisht me 33 dhe 32 pikë, me dy ekipet kryeqytetase që shpresojnë të jetë mes katër më të mirave të Serisë A në fund të sezonit.
As debutimi i blerjes më të re të Milanit, polakut Piatek, në vend të Cutrones në minutën e 71-të nuk e ndryshoi rezultatin fillestar të këtij takimi, ndërsa në radhët e Napolit Elseid Hysaj vuajti sërish në stol për zgjedhje teknike të Carlo Ancelottit, që nuk e konsideron më shqiptarin titullar.
Krzysztof Piatek’s AC Milan debut ended in a 0-0 draw with Napoli, the striker playing the final 19 minutes at San Siro.#MilanNapoli pic.twitter.com/3gW1ye6NCq
— The Swype Sports ⚽ (@TheSwypeSports) January 26, 2019
Në minutat shtesë Fabian Ruiz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por nuk kishte më kohë për Milanin për të shfrytëzuar superioritetin numerik.
Për Milani spikati me pritjet e tij portieri Donnarumma, ndërsa Ospina në një moment u tregua në lartësinë e detyrës pas goditjes së Musacchios. Përfundimisht 0-0 në “San Siro”, takim që nuk kënaqi asnjërën skuadër dhe as të pranishmit në stadium. /IndeksOnline/