75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Milan dhuron spektakël ndaj Rennes, fitore bindëse në ”San Siro”

Milani ka shënuar fitore bindëse kundër Rennes, në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Europa League.

Kuqezinjët dhuruan spektakël në ”San Siro”, duke fituar me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Ruben Loftus-Cheek hapi serinë e golave në minutën e 32-të.

Mesfushori anglez shënoi edhe golin e dytë personal, tre minuta pasi filloi pjesa e dytë.

Golin e sigurisë pë skuadrën e Piolit e shënoi Rafael Leao në minutën e 53-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Francë./IndeksOnline/