Milan dyfishon epërsinë ndaj Feronikelit, shënon Borini
Milan ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen miqësore ndaj Feronikelit që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Golin e dytë për italianët e ka shënuar Fabio Borini pas një asistimi nga i sapo transferuari Leao.
Golin e parë e kishte shënuar spanjolli Suso, nga një goditje dënime e realizuar në mënyrë fantastike.


