19:32 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

Milan e vendos “modelin” e skuadrës, po e shet lirë

Përveç futbollit, njihet edhe për paraqitjet jashtë fushave të gjelbra.

Futbollisti spanjoll, Samu Castillejo pritet që sezonin tjetër të mos jetë më pjesë e ekipit të Milan, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetarit, Daniele Longo të “Calcio Mercato”, Milan e ka vendosur atë në listën e futbollistëve që duhet shitur.

Ekipi “Kuq e zi” ia ka vendosur çmimin 10 milionë euro. Me paratë e fituara nga shitja e spanjollit, Milan po pretendon që të transferoj një anësor të djathtë më kualitativ./Indeksonline/