75 Mall Live Search
19:16 / E Premte, 30 Qershor 2023 / Gj. Sh

Milan e zyrtarizon Loftus-Cheek, detajet e kontratës

Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar transferimin e Ruben Loftus-Cheek.

Shtatë herë kampioni i Evropës ka njoftuar se ka transferuar Cheek nga skuadra e Chelseas, dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2027, shkruan IndeksOnline.

“AC Milan është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea FC. Lojtari ka rënë dakord për një marrëveshje me klubin deri më 30 qershor 2027.”, thuhet në komunikatë.

Milani do ti paguaj Chelseas rreth 22 milionë euro në total për transferimin e Ruben Loftus-Cheek./IndeksOnline/