75 Mall Live Search
19:32 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / Gj. Sh

Milan e zyrtarizon talentin argjentinas

Luka Romero është zyrtarizuar si futbollist i ri i Milanit

Shtatë herë kampioni evropian, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mesfushori argjentinas ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2027, shkruan IndeksOnline.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Luka Romero Bezzana. Mesfushori argjentinas ka nënshkruar një marrëveshje me klubin që zgjat deri më 30 qershor 2027.”, thuhet në njoftim.

Luka filloi karrierën e tij në sistemin e të rinjve të RCD Mallorca dhe bëri debutimin e tij profesional me klubin në qershor 2020, përpara se të vazhdonte të bënte nëntë paraqitje dhe të shënonte një gol për ekipin e parë. Ai u transferua në Itali për t’iu bashkuar Lacios në vitin 2021 ku bëri 21 paraqitje dhe shënoi një gol.

Luka Romero do të mbajë fanellën me numrin 18./IndeksOnline/