22:46 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Milan eliminohet nga Kupa, Lazio në finale

Lazio ka kaluar në finale të Kupës së Italisë pasi ka mposhtur Milanin në San Siro me rezultat 0-1.

Ndeshja e parë në Romë kishte përfunduar pa gola derisa lacialët u kujdesën të fitojnë si mysafir.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi  Correa në minutën e 58-të të ndeshejs.

Në finale Lacio do të takohet me fituesin e ndeshjes Atalanta – Fiorentina që zhvillohet nesër. /IndeksOnline/