75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / C E

Milani gjen zëvendësuesin e Donnarummasit, vjen nga Franca

Pasi Begoviqi nuk ka pranuar të qëndronte në “San Siro”, Milani tashmë e ka gjetur portierin e dytë.

Rosonerët kanë arritur marrëveshje me gardianin e Lyonit, Ciprian Tatarusanu, i cili do të jetë zëvendësues i Donnarummasit.

34-vjeçari do të qëndrojë si portier i dytë te skuadra e Piolit dhe do të nënshkruajë një kontratë trivjeçare.

Rumuni ka luajtur edhe më parë në Serien A me fanellën e Fiorentinës.

Tatarusanu është edhe portier i Rumanisë nga viti 2010 ku ka mbi 70 paraqitje. /IndeksOnline/