15:49 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Milan gjen zëvendësuesin e Ibrahimovic

Milan ka gjetur katër lojtarë të cilët mund ta zëvendësojnë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Ibra pritet të rikthehet në Evropë në afatin dimëror me “rosonerët” të interesuar për shërbimet e tij.

Mirëpo, nëse ky transferim dështon në listën e “Kuq e Zinjve” janë Mario Manczukic, Mariano Diaz, Olivier Giroud dhe Luka Jovic.

Sipas mediave italiane, Mandzukic po kërkon kontratë dyvjeçare, mirëpo shtatë herë kampioni i Evropës po i ofron vetëm 18 muaj kontratë.

Dy lojtarët tjerë janë sulmuesit e Real Madrid, Luka Jovic dhe Mariano Diaz, të cilët nuk po arrijnë të luajnë në formacionin e parë për shkak të formës së mirë të Karim Benzemas.

Disa raportime thonë që Milan iu ka ofruar premtuar lojtarëve më shumë minutazhë.

Ndërsa sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud pritet të largohet në afatin dimëror, ngase nuk po arrin të luaj te “blutë”.