Milan gjithnjë e më afër transferimit të Pulisic

Skuadra e Milanit është shumë pranë transferimit të Christian Pulisic.
Javë më parë ‘’Kuqëzinjët” kanë arritur marrëveshje me futbollistin amerikan për kushtet personale, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Milan dhe Chelsea janë afër të bien dakord për tarifën e transferimit.
Skuadra italiane ka bërë ofertën e dytë me vlerë 22 milionë euro.
Bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja mund të arrihet në orët e ardshme./IndeksOnline/