17:25 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / Gj. Sh

Milan heq dorë nga transferimi i Traores

Milan ka hequr dorë nga bisedimet për transferimin e Adama Traore.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kuqëzinjët tani kanë përparësi të ndryshme dhe janë tërhequr nga gara për futbollistin e Ëolvesit, shkruan IndeksOnline.

Traore aktualisht është agjent I lirë, ndërsa pas heqjes dorë nga Milani, skuadra e Romës është e njoftuar për kushtet e marrëveshjes, por ende nuk kanë paraqitur ofertë zyrtrae./IndeksOnline/