Milan hy në garë për mesfushorin e Arsenalit
Milan dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e Arsenalit Lucas Torreira, siç njofton e përditshmja italiane Sport Mediaset.
Rossonerët kanë identifikuar uruguaianin si një objektiv kyç për të ndërtuar një skuadër të aftë për tu kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.
Torreira ishte transferuar te Arsenali verën e kaluar dhe ka shënuar gjithsej 2 gola në 34 paraqitje. /IndeksOnline/