75 Mall Live Search
20:04 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / G T

Milan i afrohet zonës Champions, e mposht Comon e Fabregasit

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të madhe në javën e 29-të në Serie A, pasi mposhti 2:1 Comon.

Ishin mysafirët që befasuan “kuqezinjët” në pjesën e parë, duke shënuar gol me anë të Da Cunha, shkruan Indeksonline

Por në pjesën e dytë, Milani u rikthye në lojë me dy gola të shënuara.

Fillimisht sulmuesi amerikan, Christian Pulisic shënoi për 1:1 dhe më pas për 2:1 mesfushori holandez, Reijnders.

Me këtë fitore, ekipi i Conceicaos shkon në kuotën e 47 pikëve në pozitën e 7-të, duke shpresuar që të futet në zonën Champions./Indeksonline/