Milan i interesuar për transferimin e Asensio

Kampioni i italis, AC Milan, po përgatitet që gjatë afatit kalimtar veror ta forcojë skuadrën pasi do të jetë pretendet kryesor për të fituar Serie A dhe një pjesëmarrje më të mir në Ligën e Kampionëve.
Trajneri Stefano Pioli dhe kryesia e Rosonerëve janë të interesuar për transferimin e spanjollit Marco Asensio nga Real Madrid.
Transferimi i tij tek Milank duket se do të jetë i ndërlikuar.
Tuttosport raporton se sulmuesi spanjoll po kërkon një pagë prej 7 milionë euro në sezon, transmeton Indeksonline.
Përveç pagës së lartë që po kërkon Asensio, Rosonerët nuk pajtohen edhe me kërkesat e Real Madridit.
Klubi mbretëror kanë kërkuar 40 milionë euro për kartonin e sulmuesit, e kjo shifër për drejtuesit e Milanit duket e ekzagjeruar./Indeksonline/