Milan i ofron 250 mijë euro shtetit të Italisë, për luftën kundër Koronavirusit

Tashmë edhe zyrtarisht është marrë vendimi për të suspenduar Serie A-n deri më 3 prill shkaku i coronavirusit që ka kapluar Italinë.
Menjëherë pas këtij vendimi, skuadra e madhe italiane, Ac Milan ka vendosur që të dhuroj një donacion prej 250 mijë eurove, për shtetin e Italisë si një inciativë kundër Covid-19, shkruan IndeksOnline.
Drejtori gjeneral i Rossonerëve, Ivan Gazidis ka thënë se disa gjëra në jetë janë më të rëndësishme se futbolli, duke kontribuuar kështu me një donacion.
“Ka disa gjëra në jetë më të rëndësishme se futbolli. Në një kohë ku të gjithë ne duhet të kemi kujdes, duhet të veprojmë me një përgjegjësi të lartë dhe t’i dëgjojë këshillat e autoriteteve”, ka thënë ai.
#ACMilan makes donation in support of Covid-19 emergency support effort. Read the full statement: https://t.co/qzwUBSaYJr
— AC Milan (@acmilan) March 9, 2020
Il Club comunica di aver deciso di effettuare una donazione a supporto dell'emergenza Covid-19. Leggi il comunicato: https://t.co/wtdpJmhXay pic.twitter.com/huJzIqRDlU