20:23 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

Milan i pafuqishëm përball Sassuolos, kërkonte pjesëmarrjen në Super League

Skuadra e AC Milan është mposhtur në xhiron e 32-të të Serie A.

Kuqezinjtë humbën në ‘San Siro’ me rezultat 1-2 nga ekipi i Sassuolos, shkruan IndeksOnline

Të parët në epërsi kaluan vendasit, me golin e shënuar nga Calhanoglu në minutën e 30’të.

Në pjesën e dytë, ekipi mysafir ishte më i mirë në fushë dhe arriti t’i shënonte dy gola.

Dy golat i shënoi Raspadori, një në minutën e 76’të dhe në 83’tën.

Milan me këtë humbje rrezikon pozitën e dytë. Ekipi i Stefano Piolit tani ka 66 pikë, dy më shumë se vendi i tretë Atalanta (64)./IndeksOnline/