Milan i rikthehet fitoreve, Rabiot ‘ylli’ i mbrëmjes
Pas dy barazimeve radhazi, Milani i është rikthyer fitoreve në Serie A.
Kuqezinjtë morren tre pikë nga udhëtimi i vështirë te Como, duke e mposhtur me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Como e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar e para në epërsi qysh në minutën e 10-të, me golin e Marc Oliver.
Skuadarat shkuan në pushim me barazim 1-1, pasi Christopher Nkunku u tregua i sakt nga penalltia në 45+1.
Në pjesën e dytë skuadra e Max Allegrit e kërkoi fitoren në vazhdimësi, dhe atë e gjeti duke shënuar dy gola.
Ishte mesfushori francez, Adrien Rabiot i cili ishte ylli i kësaj mbrëmje.
30-vjeçari fillimisht i dha epërsinë ”Rosonereve” në minutën e 55-të, derisa vulosi fitoren në minutën e 88-të.
Me këtë fitore Milan shkon në kuotën e 43 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, me tre pikë prapa Interit.
Në anen tjetër, Como me 34 pikë, mbetet në vendin e gjashtë./IndeksOnline/

