75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Milan ia mësyen seriozisht Edon Zhegrovës

Milan po mendon seriozisht transferimin e kosovarit, Edon Zhegrova. Mediat italiane raportojnë se Leonardo i ka vënë kontaktet e para me Genk dhe po mendon afrimin e tij në afatin e janarit., shkruan Indeksonline.

Madje, Sport Mediaset e quan Zhegrovën si Messin e Kosovës. Agjentët e Milanit e kanë përcjellur kosovarin në disa paraqitje dhe janë të gatshëm të bëjnë ofertën e parë për të.

Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të ketë fatin të jetë pjesë e njëres prej skuadrave më të mëdha italiane./Indeksonline/