75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 30 Mars 2023 / Gj. Sh

Milan ia sheh sherrin ndeshjeve të kombtarëve, humb liderin e skuadrës

Skuadra e Milanit ka vuajtur në vazhdimësi këtë sezon nga lëndimet e futbollistëve.

Kuqëzinjët kanë marr një lajm të keq pak para ndeshjeve çerekfinaleve kundër Napolit, shkruan IndeksOnline.

Lideri i skuadrë, Zlatan Ibrahimovic është kthyer me një lëndim pas ndeshjeve të kombëtareve.

Sulmuesi suedez u është nënshtruar vizitave mjekësore, të cilat kanë evidentuar një problem muskulor në kofshën e djathtë.

Nuk ka ende një njoftim nga klubi i Milanit për shkallën e lëndimit, por në raste të ngjashme, Ibrës i janë dashur më shumë se 6 javë për t’u rikuperuar.

Nuk përjashtohet mundësia që sezoni për Ibrahimovicin të jetë tashmë i përfunduar./IndeksOnline/