75 Mall Live Search
11:31 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Milan interesohet për lojtarin e Tottenhamit

AC Milan janë të interesuar për një mbrojtës krahu.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Serge Aurier, i cili aktivizohet aktualisht me Tottenham Hotspur, ka zgjuar vëmendjen e ‘Rossoneri’.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’ Italy’, Aurier mund të kalojë te Milan gjatë verës.

Për të siguruar shërbimet e francezit, Milan duhet të heqin dorë nga kartoni i Davide Calabria ose Andrea Conti.

Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra franceze Monaco./IndeksOnline/