75 Mall Live Search
22:37 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Milan lëshon pikë, mposhtet nga Spezia

Skuadra e Milan është mposhtur 2 me 0 si mysafir i Spezias në xhiron e 22-të në Serie A.

Një humbje e rrezikshme kjo nga skuadra e Stefano Pioli, shkruan IndeksOnline.

Dy golat u shënuan në pjesën e dytë. I pari ishte Maggiore që shënoi për 1 me 0 në minutën e 56’të dhe më pas Bastoni me një gol të bukur e vulosi fatin e këtij takimi.

Me këtë humbje Milan mbetët në pozitën e parë me 49 pikë, 2 më shumë se Interi – që nesër luan ndaj Lazios dhe në rast fitoreje do të bëhet lider i ri i Serie A./IndeksOnline./