75 Mall Live Search
09:39 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / Gj. Sh

Milan luan sot ndaj Bolognas, kuqezinjët kanë një statisitik fantastike

Kampioni në fuqi i Italisë, Milan sonte luan në udhëtim ndaj Bolognas.

Kur kanë mbetur edhe nentë xhiro nga fundi i kampionatit, kuqëzinjët janë në vendin e katërt në tabel me 52 pikë, 22 më pak se Napoli që gjendet në vendin e parë, shkruan IndeksOnline.

Synimi kryesor i Milanit këtë sezon të siguroj një vend që dergon në Champion League, ku në garë të ngushtë janë skuadrat si Roma, Inter Atalanta dhe Juventus.

Më fillim nga ora 15:00, kampioni i Italisë do të përballet me Bolognan në ”Stadio Renato Dall’Ara”.

Milan ka një statistik fantastike me kundërshtarin e sotëm, pasi nuk di për humbje në 14 përballjet e fundit direkte mes vete.

Bologna fitoi ndeshjen e fundit në Serie A në janar të vitit 2016, dhe nga ajo kohë Milani ka fituar 12 ndeshje dhe dy përballje kanë përfunduar me barazim./IndeksOnline/