Milan me fitore bindëse ndaj Bolognas, vazhdon ndjekjen ndaj Interit në garën për titull
Milan i është rikthyer fitoreve në Serie A.
Pas barazimit me Romën, kuqezinjtë sonte shënuan fitore bindëse në udhëtim ndaj Bolognas, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Djelmoshat e Max Allegrit e dominuan ndeshjen qysh nga fillimi, derisa në minutën e 20-të, Ruben Loftus-Cheek shënoi golin e epërsisë.
Në minutën e 39-të, Christopher Nkunku fillimisht fitoi penallti e pastaj u tregua i sakt nga pika e bardhë.
Golin e sigurisë, e shënoi mesfushori francez, Adrien Rabiot, në minutën e 48-të.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 50-të pikëve dhe renditet në vendin e dytë, me pesë pikë prapa Interit.
Në anën tjetër, Bologna renditet e 10-ta në tabelë, me 30 pikë./IndeksOnline/

