Milan me një futbollist më pak e mposht Parman

Skuadra e Milanit ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Parmas në xhiron e 30-të në Serie A.
AC Milan shënoi fitore 1 me 3 ndaj Parmas, shkruan IndeksOnline
Golat për ekipin e Stefano Piolit në pjesën e parë i shënuan: Kessie dhe Rebic
Në minutën e 61’të, ‘kuqezinjtë’ mbetën me një lojtar më pak, pasi nga fusha u largua Ibrahimovic për shkak të kartonit të kuq.
Në minutën e 67’të skuadra vendase arriti të shënonte gol me anë të Riccardo Gagliolo.
Edhe pse me përparësi numerike në fushë, Parma s’arriti që ta barazonte rezultatin. Kurse në minutën e fundit, Rafael Leao i dha fund ndeshjes me golin për rezultatin 1 me 3.
Kështu, Milan arkëton tre pikë dhe shkon në kuotën e 63 pikëve, katër më shumë se pozita e tretë, Juventus (59)./IndeksOnline/