75 Mall Live Search
23:59 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / Gj. Sh

Milan me një rekord negativ këtë sezon në Champions League

Sezonin e kaluar, Milan arriti të shkonte deri në gjysmëfinale të Champions League, ndërsa këtë sezon rrezikon të eliminohet, e që është më e keqja të përfundoj e fundit në grup.

Rosonerët në tri ndeshjet e para të këtij sezoni nuk kanë asnjë fitore, shkruan IndeksOnline.

Milan sonte pësoi humbje nga PSG me rezultat 3-0, ndërsa në dy ndeshjet e kaluar ka barazuar me Borusia Dortmundin dhe Newcastle Unitedin.

Një rekord tjetër negativ këtë sezon për skuadrën e Milanit është fakti se në këto tre ndeshje nuk kanë shënuar asnjë gol dhe kanë pranuar tre gola deri më tani.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli rendit në vendin e fundit të Grupit F, me 2 pikë, PSG është lidere me 6 pikë, ndërsa Dortmund dhe Newcastle kanë nga 4 sosh./IndeksOnline/