20:42 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / Gj. Sh

Milan mposht lehtësisht Dinamo Zagrebin

AC Milan ka shënuar fitoren e parë në Champions League këtë sezon.

Rosonerët kanë fituar me rezultat 3:1 skuadrën kroate të Dinamo Zagrebit, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi Olivier Giroud ishte ai i cili zhbllokoi rezultatin e kësaj ndeshje pasi ishte i sakt nga penalltia në minutën e 45-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Milan dyfishoi epërsinë me Aexis Saelemaekers në minutën e 47-të.

Dinamo u rikthye në lojë në minutën e 56-të me golin e Mislav Orsic.

Golin e sigurisë për Rosonerët në këtë takim e shënoi Tommaso Pobega në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Milani rrembeu pozitën e parë në Grupin E me 4 pikë, ndërsa Dinamo Zagreb mbeti në kuotën e 3 pikëve pas dy ndeshjeve.

Ndeshja tjetër e grupit E në mes Chelseas dhe Salzburgut do t% fillojë në ora 21:00./IndeksOnline/