Milan mposhtë Lazio, disa minuta për Muriqin

Ekipi i Milan ka mposhtur në shtëpi Lazion me rezultat 2-0, transmeton Indeksonline.
Sulmuesi Rafael Leao në minutën e 45 hapi ndeshjen, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë Franck Kessie humbi penalltinë. Në minutën e 67, Zlatan Ibrahimovic 7 minuta pasi u fut në ndeshje shënoi pas asistimit të Rebic.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi u fut në lojë në minutën e 84 duke zëvendësuar Ciro Imobbile.