Milan mposhtet nga Rennes por kalon tutje në Europa League

Mialni ka kaluar në fazën e 1/8 së finales në Europa League.
Shtatë herë kampioni evropian, në ndeshjen e dytë u mposht në udhëtim te Rennes me rezultat 3-2, por kaloi tutje falë fitores, 3-0 në ndeshjen e parë, shkruan IndeksOnline.
Benjamin Bourigeaud shkëlqeu te skuadra e Rennes, duke ralizuar hat-trick.
Sulmuesi francez hapi serin e golave në minutën e 11-të, derisa shënoi edhe dy gola nga penalltia në minutat 54′ dhe 68′.
Për Milanin realizuan Luka Jovic e Rafel Leao./IndeksOnline/