75 Mall Live Search
09:31 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Milan – Napoli, kësaj radhe në kuadër të kupës së Italisë

Pas ndeshjes në kuadër të Seria A Milan dhe Napoli do të ndeshen sërish por kësaj radhe në kuadër të Kupës së Italisë.

Kjo ndeshje do të luhet në San Siro me fillim nga ora 20:45, dhe është e vlefshmë për një kalim të mundshëm në gjysmëfinale në kuadër të kompeticionit të  dytë nga rëndësia në futbollin italian, përcjellë KosovaPress.

Sulmuesi polak i sapoardhur tek rosonerët Piatek, pritet që ndeshjen ta fillojë nga fillimi, i ndihmuar nga Suso dhe turku Calhanoglu.

Ndërkohë tek Napoli ndryshimet që priten të ndodhin në formacion janë kthimi i Allan dhe kthimi në 11shën startuese të Elseid Hysaj.

Formacionet e mundshme:

AC MILAN: Donnarumma; Calabria, Romagnoli, Musacchio, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetá; Suso, Piatek, Calhanoglu.

NAPOLI: Meret; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Ghoulam; Callejon, Allan, Diaëara, Ruiz; Mertens, Insigne.