75 Mall Live Search
23:27 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / Burim

Milan në aksion, nis kontaktet për transferimin e Zinchenkos

Theo Hernandez i ka ditët e numëruara në Milan. Mbrojtësi francez pritet të transferohet të Al Hilal në Arabinë Saudite.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit ‘Kuq e Zi’ të hidhen në aksion për zëvendësimin e tij.

Një nga emrat që kohëve të fundit po përmendet është edhe ai i Oleksandr Zinchenko.

Mediat në Itali kanë raportuar se drejtuesit e Milan sot kanë kontaktuar Arsenalin, për të biseudar rreth kushteve për transferimin e ukrainasit në ‘San Siro’, raporton IndeksOnline.

Raportohet se transferimi i tij do t’i kushtonte Milanit rreth 20 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Milan do të jetë në gjendje të bindin Zinchenkon për t’u transferuar në ‘San Siro’. /IndeksOnline/