75 Mall Live Search
10:05 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Milan nënshkruan me lojtarin më të mirë të Kupës së Afrikës

Milan ka zyrtarizuar blerjen e Ismael Bennacer.

Rosonerët kanë blerë lojtarin i cili vitin e kaluar mbrojti ngjyrat e Empolit për 16 milionë euro.

21 vjeçari u largua menjëherë nga Empoli, pasi skuadra ra në Serie B.

Kujtojmë që Bennacer fitoi kupën e Afrikës me Algjerinë dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut./Indeksonline/