16:00 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Milan nuk do ta ulë çmimin për Andre Silva

Milani nuk ka qëllime të ulë çmimin e sulmuesit të tyre 23-vjeçar portugez André Silva.

Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, po punon shumë për të gjetur një klub të ri për Silvan, i vlerësuar në 25 milion euro nga kuqezinjtë.

Sulmuesi mbërriti nga Porto në vitin 2017, por kurrë nuk u vendos plotësisht në Milano dhe e kaloi sezonin e fundit si huazim me Sevilla, ku ai shënoi shtatë gola në shtatë ndeshjet e tij të para, para se të arrinte të shënojë edhe dy të tjerë për pjesën tjetër të sezonit./Indeksonline/