75 Mall Live Search
21:34 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / Gj. Sh

Milan nuk ndalet në ndeshjet miqësore, fiton 6-1 ndaj Vicenzas (VIDEO)

Milan si duket do të jetë përsëri njëri nga pretendentet kryesor për ta fituar Serie A edhe në sezonin e ri.

Në ndeshjen e fundit parazezonale skuadra e Stefano Piolit, mposhti me rezultat të thellë 6-1 ekipin e L.R. Vicenza, shkruan Indeksonline.

Rosonerët pësuan gol qysh në minutën e parë të ndeshjes, ku Alex Rolfini kaloi në epërsi skuadrën e Vicenzas.

Por futbollistët e Milanit u këndellen shpejt, ku në pjesën e parë e mbyllën me rezultat 4-1.

Fillimisht Rafael leao, shënoi golin e barazimit në minutën e 11-të.

Golin e epërsis e shënoi Junior Messias në minutën e 21-të.

Nëntë minuta më vonë, Ante Rebic shënoi golin e tretë në ndeshje për Milanin.

Pjesa e parë u mbyll me autogolin e Nicola Dalmonte në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë Milani shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht mbrojtësi Fikayo Tomorri shënoi për 5-1 në minutën e 49-të.

Ndërsa në minutën e 69-të, Ante Rebic, shënoi golin e dytë personal dhe të gjashtin për rosonerët.

Kjo ishte ndeshja e fundit parasezonale e Milanit, para ndeshjes së parë zyrtare, të cilën e zhvillon me 13 gusht kundër Udineses, në Serie A./Indeksonline/