21:17 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Milan pas Herrera

Skuadra e Ac Milan  është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Atletico Madrid, Hector Herrera, transmeton Indeksonline.

Rossonerët dëshirojnë të kenë më shumë opsione në mesfushë dhe e dëshirojnë meksikanin i cili ka kontratë me Los Colchoneros vetëm deri në verën e vitit 2022.

Milan mund të tentojë një levizje për të edhe në janar që mund t’i kushtojë 3.5 milionë euro, por për Herreran është e interesuar edhe skuadra e Romës.