Milan përmbys rezultatin
Milan ka arritur të rikthejë rezultatin ndaj Genoas pasi që fillimisht ishte në disavantazh.
Schone realizoi fillimisht për vendasit nga gjuajtja e lirë, të cilën nuk arriti ta mbrojë Reina, edhe pse e kishte shumë të lehtë, shkruan Indeksonline.
Në minutën e 51-të, Theo Hernandez realizoi pas një slalomi në krahun e majtë.
Në minutën e 56-të, Biraschi u ndëshkua me karton të kuq pasi që shkaktoi penallti që në gol e konkretizoi Franck Kessie./Indeksonline/