15:43 / E Shtunë, 21 Shtator 2019

Milan po mendon ta transferojë këtë lojtar në janar

Milan po synon të përforcojë repartin e mbrojtës për të ardhmen.

Boban dhe Massara nuk kanë ndërmend të ndalen në përpjekjet për të përforcuar Milanin edhe në merkaton e ardhshme në janar.

Mësohet se emisarët e dërguar prej tyre kanë vëzhguar në sfidën Benfica-Leipzig mbrojtësin Ruben Dias i cili ka si agjent të famshmin Jorge Mendes dhe raportet me këtë të fundit janë të shkëlqyera.

Në merkaton e verës 22-vjeçari pati oferta të ndryshme që nuk kënaqën drejtuesit e Benficës dhe në janar insistimi i kuqezinjve me një ofertë prej 35 milionë euro mund të afrojë palët drejt një akordi përfundimtar./Indeksonline/