Milan refuzon tre oferta për kapitenin Romagnoli
Sipas asaj që është raportuar nga Corriere dello Sport, AC Milan kanë hedhur poshtë tre oferta për kapitenin e tyre, Alessio Romagnoli
Gazeta italiane raporton se Chelsea, Manchester United dhe Juventus kanë bërë të gjitha oferta për italianin, por Milan i ka hedhur poshtë të gjitha.
Romagnoli nga ana tjetër mund të kërkojë largim nga Milani nëse rosonerët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke marrë parasysh eliminimin e turpshëm nga Europa League. /IndeksOnline/