Milan rikthen buzëqeshjen te tifozët, fiton në udhëtim

Skuadra e AC Milan iu është rikthyer fitoreve në Serie A – pas humbjes ndaj Atalanta-s xhiron e kaluar.
Liderët në ligë fituan 2 me 1 në udhëtim te Bologna, shkruan IndeksOnline.

Golat për skuadrën e Stefano Piolit i shënuan: Ante Rebic dhe Kessie.
Të vetmin për vendasit e shënoi Poli në minutën e 81’të.
kessie pic.twitter.com/01n0OlBwlU
— Gugadias17golos (@gugadias17golos) January 30, 2021
Me fitore, Milan mbetet në pozitën e parë me 46 pikë, 5 më shumë se vendi i dytë Inter [41]. Kurse Bologna në pozitën e 13’të me 20 pikë../IndeksOnline/