75 Mall Live Search
17:36 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Milan shënon fitore të rëndësishme, hynë në zonën e Ligës së Kampionëve

Përkundër problemeve të shumta, ekipi i Milan ka arritur ta mposhtë me rezultat 0-2 ekipin e Genoas.

Në pjesën e parë të dy ekipet patën rastet e tyre por nuk arritën t’i konkretizonin, kështu që pjesa e parë u mbyllë me rezultat 0-0.

Pjesa e dytë solli një fytyrë tjetër të Milan. ‘Kuq e zinjtë’ u treguan më kërkues. Kjo iu shpërblye, ku në minutën e 72-të shënoi Borin pas një asistimi të Contit.

Nuk shkoi shumë dhe në minutën e 83-të, Milan dyfishoi epërsinë  me anë të Susos.

Me këtë fitore Milan ngritët në pozitën e katërt me 34 pikë, ndërsa Genova mbetët në pozitën e 14-të me 20 pikë./Indeksonline/