75 Mall Live Search
11:45 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Milan sot feston 125 vjetorin e themelimit, “San Siro” fton disa legjenda në festë

Një prej klubeve më të mëdha në botë, Ac Milan feston sot 125 vjetorin e themelimit.

Kuqezinjët kanë festë sonte, derisa do të përballen me Genoa, nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Në këtë festë, do të marrin pjesë shumë legjenda të cilët kanë veshur fanellën e Milanit.

Van Basten, Gullit, Rijkaard, Seedorf, Pato, Inzaghi, Ambrosini, Abbiati, Virdis, Galli, Evani, Tassoti, Donadoni, Costacurta, Serginho, Jankulovski, Brocchi, Zaccardo, Eranio, Simic, Laursen, Borriello, Oddo, Albertini e Montolivo do të jenë të ftuar special në “San Siro”

Milan në historinë e tij si klub ka fituar shumë trofe, 19 prej tyre si Kampion i Serie A, e 7 trofe të Ligës së Kampionëve, si klubi i dytë më trofeshëm pas Real Madridit./IndeksOnline/