75 Mall Live Search
14:48 / E Diele, 29 Qershor 2025 / Gj. Sh

Milan vazhdon me pastrimin e ekipit, njofton largimin e sulmuesit

Milano po vazhdon me operacionin ‘fshesa”.

Kuqezinjtë kanë njoftuar largimin e sulmuesit Tammy Abraham, i cili ishte i huazuar nga Roma, shkruan IndeksOnline.

Dyshifra për gola dhe përpjekje të plotë çdo minutë! Faleminderit, Tammy, thuhet në njoftimin lamtumirës.

Ky është largimi i katërt brenda 24 orëve, pasi i ka kthyer nga huazimi edhe Joao Felix, Kyle Walker dhe Riccardo Sottil.

Abraham në sezonin e fundit zhvilloi 28 ndeshje me fanellën e Milanit, ku shënoi 3 gola dhe bëri 4 asistime./IndeksOnline/