Milan vazhdon serinë e fitoreve në Serie A

Skuadra e AC Milan ka shënuar fitore të radhës në Serie A, pasi në javën e 30-të mposhti 2:1 Fiorentinan.
Tri golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline
Madje tri golat u realizuan për gjashtë minuta. Fillimisht shënoi Ruben Loftus-Cheek për 0:1, pastaj golin e barazimit e shënoi Duncan në minutën e 50’të dhe golin për 1:2 e shënoi Rafa Leao në minutën e 53’të.
Me këtë fitore, “Kuqiznjtë” e Stefano Piolit vazhdojnë serinë e fitoreve në Serie A.
Ata tani kanë 65 pikë në pozitën e dytë, 11 më pak se lideri, Inter (76), kurse “Viola” mbetët në pozitën e 10-të me 43 pikë./Indeksonline/